Blinken viziton Tiranën javën e ardhshme, shefat e diplomacisë amerikane që vizituan Shqipërinë në tri dekada. Nga ndihma me qumësht pluhur te…

by Nexhat

Antony Blinken është i gjashti Sekretar Amerikan i Shtetit qe viziton Shqiperine në 33 vite pluralizëm. E para vizitë, është ajo e vitit 1991 e Sekretarit James Baker, i cili sipas raportimeve te mediave amerikane te kohës u prit nga 300 mije shqiptare në sheshin “Skënderbej” në Tiranë

Në fjalimin e tij, sekretari Bakër tha se: “Liria funksionon” dhe i nxiti shqiptaret të vazhdonin përpara me rrugën drejt demokracisë. Pasi foli me njerëzit në sheshin qendror të Tiranës, sekretari Baker u takua me kryeministrin reformator Ylli Bufi, me Presidentin Ramiz Alia, si dhe me udhëheqës të grupeve të sapoformuara opozitare. Baker e bëri të qartë se nuk kishte ardhur me një ‘plan Marshall’ për Shqipërinë edhe vizita e tij u shoqërua me një paketë ndihmash prej 6 milionë dollarësh, qumësht pluhur, mjekime dhe pajisje mjekësore

Kjo ka qene në fakt asistenca e parë e Shteteve të Bashkuara për Shqipërinë. Nëntë vite pas vizitës se James Baker, Shqipërinë e vizitoi Madeleine Albright. “Ndërsa shohim përpara drejt një të ardhmeje të re dhe më të ndritshme për Evropën Juglindore, ne presim që Shqipëria të ndihmojë në udhëheqjen e rrugës” tha sekretarja amerikane Albright në Tiranë, ku mbajti edhe një fjalim në Kuvendin e Shqipërisë.

Në vitin 2003, do të jetë radha e sekretarit amerikan Colin Pawell, i cili e cilësoi vizitën si një “një akt miqësie”. Atë ditë në Tiranë ishin edhe dy ministrat e jashtëm të Maqedonisë dhe Kroacisë, pasi qëllimi i vizitës zyrtare i krahut të djathtë të presidentit George Bush në Shqipëri ishte firmosja e kartës Adriatik 3, një angazhim rajonal i Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kroacisë në përshpejtimin e anëtarësimit në NATO.

Në vitin 2012 ne tiranë mbërriti sekretarja amerikane Hillari Klinton. Në fjalimin e saj në Kuvendin e Shqipërisë, kryediplomatja amerikane theksoi nevojën për luftë ndaj korrupsionit dhe bashkëpunim ndërmjet klasave politike të Shqipërisë. presidenti Bujar Nishani i akordoi, sekretares amerikane dekoratën e Urdhrit të Flamurit

Në 25 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Tiranën e vizitoi sekretari amerikan të Shtetit, John Kerry. Sekretari amerikan i Shtetit dha mesazhe të forta për luftën kundër korrupsionit ndërsa i bëri thirrje shqiptarëve të kuptojnë se vetëm presioni prej tyre ndaj udhëheqësve politikë të vendit mund të sjellë miratimin dhe zbatimin e ligjeve të duhura

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy