Mallorca është duke e pritur me padurim njërën prej ndeshjeve më të rëndësishme në histori të klubit.
Tifozët e këtij klubi po e ëndërrojnë trofeun e Copa del Rey, të cilin ekipi ishullor mund ta fitojë në këtë fundjavë nëse e mposht Athletic Bilbaon në finale, .
E për t’i motivuar lojtarët, tifozët e Mallorcas i kanë jetësuar ata në murale.

“Krejt Mallorca është me ju”, ka shkruar klubi i La Ligas në faqen zyrtare në Instagram, ndërsa i ka vendosur edhe fotografitë e muraleve të disa prej yjeve të ekipit.
Natyrisht, aty s’kish se si të mungonte fotografia e Vedat Muriqit, i cili është lojtari kryesor i Mallorcës në tre sezonet e fundit.
Sulmuesi kosovar shpreson ta fitojë këtë trofe dhe ta gëzojë popullin mallorcas

