Tri ndeshje, tri fitore: Vashat U19 të Kosovës mposhtin Izraelin dhe bëhen lidere të grupit

by Nexhat

Përfaqësuesja e Kosovës U19 në kategorinë e femrave ka vazhduar me fitore për kualifikimet në Kampionatin Evropian.

Vashat tona kanë mposhtur 2-1 ato të Izraelit, duke e arritur kështu fitoren e tretë me radhë dhe duke u bërë lidere të grupit

banner

Fillimisht, izraelitet kaluan në epërsi me anë të Talma Tal, që realizoi në minutën e 36-të.

Me kaq edhe përfundoi pjesa e parë, derisa në të dytën filloi edhe rikthimi i dardaneve të reja.

Në minutën e 50-të, Eriona Elezi i barazoi shifrat në 1-1, duke u dhënë më shumë motiv bashkëlojtarëve të saj.

Për t’ia siguruar tri pikë Kosovës U19 u përkujdes Rreze Gashi, që realizoi në minutën e 71-të për 2-1.

Kosova është në vendin e parë me nëntë pikë, Izraeli me gjashtë sosh, ndërsa Luksemburgu dhe Gjibraltari ende pa asnjë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy