Liverpooli mori një barazim ndaj Manchester United me rezultatin 2:2 në derbin e xhiros së 32-të në Premierligë.
The Reds ishin dominues në këtë përballje, por vetëm në fund arritën golin e barazimit, pas një penalltie të realizuar nga Salah.
E pas ndeshjes, kapiteni i këtij ekipi, Virgil van Dijk thotë se humbën dy pikë për fajin e tyre dhe kjo nuk i pëlqen fare.
“Duhet të kishim çuar rezultatin në 2-0 në pjesën e parë. Ne i kishim ata nën kontroll. Është turp që humbëm pikët. Padyshim që ndihet si një humbje. Ne i humbëm shanset tona dhe i dhamë kundërshtarit një shpëtim”, tha Van Dijk.
Liverpooli e gjen veten në pozitën e dytë në tabelë me 71 pikë.