Muriqi: Krenar që e përfaqësoj Kosovën në një shtet që nuk ia njeh pavarësinë (VIDEO)

by Nexhat

Sulmuesi i kombëtarës së Kosovës Vedat Muriqi, ka dhënë një intervistë ekskluzive për Artmotion.

Muriqi tha se është krenari që po e përfaqëson vendin e tij në një shtet si Spanja, që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

banner

“Gati çdo lojë janë një ose dy flamuj të Kosovës. Ka edhe shumë kosovarë që jetojnë në shtetet e tjera, që vijnë ta shohin special lojën. Për mua normal se është krenari dhe privilegj që ta reprezentoj Kosovën në Spanjë sidomos, ashtu siç e dini nuk na njeh si shtet.”, tha Muriqi në intervistën ekskluzivisht për Artmotion.

Të shtunën, Mallorca do ta zhvillojë një ndeshje ndaj një kundërshtati goxha të fortë, siç është Real Madridi.

E për këtë, sulmuesi kosovar tha se është i gatshëm.

Ai i pati shënuar gol “mbretërve” në “Santiago Bernabeu”.

Intervista u zhvillua nga drejtori i futbollit në Artmotion, Arlind Sadiku dhe fituesi i edicionit të dytë të Big Brother Vip Kosova, Lumbardh Salihu

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy