Xavi fajëson gjyqtarin: Liga e Kampionëve për ne përfundoi shkaku i gabimit të tij, ishte katastrofal

by Nexhat

Xavi Hernandez ka akuzuar gjyqtarët për eliminim e Barcelonës në Ligën e Kampionëve.

Barça pësoi humbje sonte në shtëpi me rezultatin 1:4 nga Paris Saint-Germaini, për t’u eliminuar në çerekfinale me rezultatin e përgjithshëm 4:6,

banner

“Është për të ardhur keq, Liga e Kampionëve për ne ka përfunduar për shkak të gabimit të gjyqtarit. I thashë gjyqtarit se ai ishte ‘katastrofal’. Është realiteti”, deklaroi Xavi pas ndeshjes.

Gjyqtari i kryesor i ndeshjes sonte ishte rumuni, Istvan Kovacs.

Ndryshe, Paris Saint-Germaini me këtë fitore siguroi kalimin për në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Parisienët në fazën tjetër të kësaj gare do të përballen me Borussia Dortmundin

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy