Besnik, i besueshëm dhe i bindur – kështu mund të cilësohet kryetari i ri i SNS-it, Millosh Vuçeviq.
Ky i fundit u zgjodh në krye të partisë pas propozimit të liderit të gjertanishëm, Aleksandar Vuçiq.
Para se të zgjidhej për postin e tij aktual, ai ishte kryetar i komunës së Novi Sadit për tre mandate.
Para se të emërohej ministër i Mbrojtjes, emri i Vuçeviqit u përmend disa herë kur u përfol për poste të mundshme të larta.
Ministër i Drejtësisë, madje edhe Kryeministër, raporton nova.rs.
Megjithatë, ai ishte më i dobishëm si kryetar i komunës së Novi Sadit dhe gjatë gjithë atyre viteve, ai mundësoi dhunën urbane ndaj qytetarëve dhe fitimet miliona dollarëshe për kompanitë dhe investitorët afër SNS
Një nga arsyet pse nuk mori ndonjë post qeveritar në vitin 2016 ishte projekti i famshëm, “Novi Sad on the Water”.
Ky projekt përfshin ndërtimin e një kopje të Beogradit mbi ujë, ribërjen e shtratit të Danubit dhe shkatërrimin e brezit të fundit të gjelbër përgjatë lumit.
Ndryshe, opozita ka pohuar se në realitet kryetar i ri i partisë është vëllai i Aleksandar Vuçiqit, Andrej.
Zapravo je Andreju predao stranku,
— Marinika Tepić (@MarinikaTepic) May 27, 2023
samo formalno Vučeviću!