Tri ditë para mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme, Jabllanoviq tërhiqet nga gara në Leposaviq

by informim

Kryetari i Partisë së Serbëve të Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq, e ka tërhequr kandidaturën për kryetar të Leposaviqit për zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen të dielen. Ai e bëri tërheqjen vetëm tri ditë para mbajtjes së zgjedhjeve lokale për katër komunat veriore të Kosovës. Zgjedhjet do të mbahen në Mitrovicen Veriore, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.

Pas këtij vendimi të Jabllanoviqit, për kryetar të Leposaviqit në garë janë vetëm kandidatët e PDK-së, Albulena Behluli-Hetemi dhe nga Lëvizja Vetëvendosje, Lulzim Hetemi. Kurse për kryetar të komunës së Zveçnit në garë janë Ilir Peci nga PDK-ja, Sllagjana Pantoviq, kandidate e pavarur dhe Fetah Peci nga Lëvizja Vetëvendosje. Në Zubin Potok janë regjistruar dy kandidatë, të dy shqiptarë, Izmir Zeqiri nga DPK dhe Flatron Hasani nga Vetëvendosje, ndërsa në Mitrovicën Veriore do të konkurrojnë tre kandidatë, Betim Osmani nga Iniciativa Qytetare Mitrovica, Taulant Kelmendi nga DPK dhe Erden Atiq nga Lëvizja Vetëvendosje.

banner
banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy