Ministrat e BE-së të hënën do të takohen me homolgët nga Ballkani Perëndimor

by engel

Kryediplomatët e vendeve të BE-së takojnë ata të Ballkanit Perëndimor të hënën

Të hënën në Bruksel pritet të takohen ministrat e Punëve të Jashtme të shteteve anëtare të BE-së dhe ata të Ballkanit Perëndimor.

banner

Kjo është bërë e ditur nga BE-ja përmes një njoftimi, ku thuhet se takimi do të drejtohet nga kryediplomati evropian, Josep Borrell.

Fillimisht, të hënën, ministrat e Jashtëm të BE-së do të diskutojnë për agresionin rus ndaj Ukrainës dhe për zhvillimet në Armeni e Azerbajgjan.

Këshilli më pas, do të ndajë pikëpamje në lidhje me situatën në Izrael dhe në rajon.

Pas takimit të Këshillit për Punë të Jashtme, ministrat e BE-së do të takohet me homolgët nga Ballkani Perëndimor.

Takimi do të fillojë në orën 17:30 dhe do të drejtohet po ashtu nga përfaqësuesi i Lartë për Punë të Jashtme, Josep Borrell.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy