Sondazhi ku LDK doli e treta me 16%, Anton Quni: Përralla të porositura, jemi në garë për vendin e parë

by engel

Në sondazhin e fundit të realizuar nga kompania UBO Consulting, Lëvizja Vetëvendosje në tre muajt e fundit ka rritje të lehtë me 49.5 për qind, PDK-ja ka rënë pak me 17.1 për qind, ndërsa LDK-ja ka rënie pak më të madhe me 16 për qind, duke u renditur si forca e tretë politike në Kosovë.

Gazeta Online Reporteri.net ka pyetur zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës rreth sondazhit të fundit, ku partia e tyre del jo mirë.

banner

Deputeti i LDK-së, Anton Quni, i pyetur për sondazhin ka thënë se janë përralla të porositura.

“Janë përralla të porositura nuk dua të merrem me përralla”, ka thënë ai për Reporteri.net.

I pyetur se a besojnë se qëndrojnë më mirë, ai ka thënë se po.

“Në garë jemi për vendin e parë”, ka thënë Quni.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy