Kush është Stefan Deçanski që Menduh Thaçi e etiketoi me emrin e tij kryeministrin Kurti

by Merita

Mes fyerjesh e sharjes prej më të ndryshmëve, Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së në Maqedoninë e Veriut është përplasur me Sadri Ramabajën në “Pressing” të T7.

Në mesin e shumë temave, Ramabaja ia ka përmendur Thaçit se ka nënshkruar demarkacionin e Maqedonisë së Veriut me Kosovën, transmeton gazeta online Reporteri.net.

banner

Mirëpo Thaçi ia ktheu Ramabajës dhe Lëvizjes Vetëvendosje duke i quajtur “hajna” dhe “mashtrues” teksa ua ka përmendur edhe Manastirin e Deçanit.

“Ju, bashkë me Albin Stefan Deçanskin, e bëtë manastirin. Hajna, mashtruesa, dallaverxhinj! E fali manastirin Stefan Albini…”

Me informacione që janë të qasshme kudo në internet, Stefan Uroshi III nga dinastia Nemanjide, i mbiquajtur edhe “Deçanski”, ishte mbret serb që sundoi nga 1322 deri më 1331.

Meqë territoret e tij ishin zgjeruar edhe në Arbëri, Bullgari e Bizant, falë pasurive të grumbulluara, atij iu mundësua ndërtimi i plot kishave dhe manastireve ortodokse, disa nga fillimi e disa si rindërtime mbi themele kishash të mëparshme, transmeton gazeta online Reporteri.net.

Një nga ndërtimet kryesore të Stefanit të mbiquajtur “Deçanski” është edhe manastiri i Deçanit, të cilit me anë të një karte (krisobulle) iu dhuruan si pasuri qindra fshatra, katunde e kullosa. Ai ishte babai i atij që më vonë e shpalli veten perandor (car) Stefan Uroshi IV, i njohur si Dushani./Reporteri/

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy