Plenkoviq: BE-ja më lehtë do ta përballonte financiarisht integrimin e Ballkanit sesa të Ukrainës

by Merita

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka thënë se Bashkimit Evropian i duhet një buxhet më ambicioz në të ardhmen, në mënyrë që të realizojë qëllimet e veta politike.

Kurse sa i përket ndikimit që do të ketë zgjerimi i bllokut në buxhetin e BE-së, Plenkoviq u shpreh se “pranimi i vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor nuk do të jetë ndonjë barrë e madhe financiare për BE-në, por pranimi i Ukrainës do të jetë ndryshe”.

banner

Plenkoviq shtoi se duke pasur parasysh faktin që Ukraina ka një territor shumë të madh, ka një varësi të madhe nga bujqësia, ndërsa është një vend që aktualisht po përballet me agresionin rus. Andaj, sipas tij, për Ukrainën, procesi i anëtarësimit në BE duhet të ndjekë një rrugë të veçantë, ku do të merrej parasysh edhe aspekti financiar.

Të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor së bashku kanë më pak banorë sesa Ukraina.

Të hënën, më 29 prill, në Bruksel u mbajt konferenca e parë kushtuar strategjisë buxhetore të BE-së.

Zyrtarë të tjerë të bllokut evropian thanë se integrimi i Ukrainës do të ketë ndikim të dukshëm në rrjedhat buxhetore të BE-së.

Ndikimi më i madh do të jetë posaçërisht në politikën e bujqësisë dhe në atë të kohezionit dhe zhvillimit rajonal, ku edhe shkon pjesa më e madhe e buxhetit të Bashkimit Evropian. Politika e kohezionit ka për qëllim që vendet të cilat janë më pak të zhvilluara të marrin më shumë mjete financiare nga BE-ja për të zvogëluar dallimin me anëtarët që janë më të zhvilluar. Kjo i bën vendet më të zhvilluara të bllokut të jenë neto pagues në buxhet, ndërsa ato më pak të zhvilluara si neto shfrytëzues.

Më herët, instituti Bruegel kishte vlerësuar se në një periudhë shtatëvjeçare, anëtarësimi i Ukrainës në BE, sipas rregullave të tanishme, do të kushtonte rreth 132 miliardë euro, pa llogaritur shpenzimet që do të duhen për rindërtimit e Ukrainës për shkak të luftës.

Gjatë konferencës në Bruksel u tha se BE-ja duhet të marrë parasysh edhe pranimin e vendeve të reja gjatë hartimit të kornizës shumëvjeçare për periudhën pas vitit 2027, kur skadon edhe korniza e tanishme buxhetore./Rel/

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy