Presidentja e Kosoves, Vjosa Osmani, ka pritur sot ambasadoren e re të Holandës, Karin Boven.
Gjate bisedës, presidentja Osmani e ka falënderuar atë për mbështetjen e vazhdueshme që Holanda i ka dhënë Kosovës, përfshirë këtu edhe atë për anëtarësimin e Kosovës në institucionet euroatlantike.
Njoftimi:
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim ambasadoren e re të Mbretërisë së Holandës, Karin Boven, me rastin e dorëzimit së letrave kredenciale.
Presidentja Osmani e uroi ambasadoren për detyrën, gjersa potencoi raportet e shkëlqyera bilaterale midis Kosovës e Holandës. Në këtë frymë, Presidentja Osmani shprehu përkushtimin e saj për të vazhduar bashkëpunimin e shkëlqyer edhe gjatë mandatit të ambasadores.
Presidentja po ashtu shprehu mirënjohjen e Kosovës për përkrahjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Holandës ndaj Republikës së Kosovës, përfshirë edhe mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në institucionet euroatlantike.