Lajçak: Takimi i radhës mes kryenegociatorëve në dhjetor

by Merita

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka njoftuar se takimi i ardhshëm mes kryenegociatorit të Kosovës Besnik Bislimi dhe atij të Serbisë Petar Petkoviq, do të mbahet në muajin dhjetor.

Lajcak në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruat se dy javët e fundit kanë qenë produktive dhe me vizita.

banner

Ai ka theksuar se është angazhuar në diskutime të rëndësishme mbi dialogun dhe rrugën përpara.

“U angazhova në diskutime të rëndësishme mbi dialogun dhe rrugën përpara. Këto biseda janë kritike në formësimin e punës që po bën ekipi im ndërsa përgatitemi për takimin e ardhshëm të kryenegociatorëve në dhjetor. Pres me padurim periudhën e ardhshme”, ka shkruar ai.

Takimi i fundit në nivel të kryenegociatorëve është mbajtur më 24 tetor. 

Pas takimi Bislimi pati thënë se nuk ka pasur rezultate në pikën rreth ecjes përpara në normalizim të raporteve me Serbinë. Ai e pati quajtur rund të dështuar takimin me Petkoviqin e Serbisë, nën ndërmjetësimin e emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.

Ndërkohë Petkoviqi pati deklaruar se bisedimet ishin të mundimshme dhe se delegacioni i tij ka insistuar në themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy