25
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë se kudo që shkon nëpër takime me qytetarë e sheh se ky vend ka shpresë.
Daut Haradinaj ka thënë se java e dytë e fushatës me entuziazëm për atë se çka po e pret Kosovën.
“Java e dytë me entuziazëm për atë se çka po e pret Kosovën! Në secilin takim të madh e të vogël, duket që ky vend ka shpresë, ky vend do të ringritet. Na presin punë të mëdha e vendime të mëdha, do hymë në NATO, do e zhvillojmë këtë vend, nuk kemi rrugë tjetër”, ka thënë Daut Haradinaj.