Rashiq i sigurt se partia e tij do të fitojë një mandat për Kuvendin e Kosovës

by engel

Edhe pse ende nuk janë numëruar të gjitha votat, kryetari i partisë Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë (PLDM) dhe ministri për Kthim dhe Komunitete në mandat teknik, Nenad Rashiq, duke folur për mediat serba ka thënë se partia e tij me siguri do të fitojë të paktën një mandat deputeti. Ai rikujtoi se këtë e kishte bërë të ditur edhe gjatë natës zgjedhore “kur Lista Serbe po festonte”.

“Sipas rezultateve aktuale, edhe pse nuk janë numëruar votat me kusht dhe votat nga diaspora, sipas mendimit tonë, ka hapësirë të mjaftueshme për të besuar se ne me siguri do të hyjmë (në Kuvendin e Kosovës) me të paktën një deputet,” ka thënë Rashiq.

banner

Ai konsideron se “pesha” e votave për PLDM është shumë më e madhe se ajo e atyre “që janë detyruar të votojnë” për disa parti të tjera.

“Ne punojmë me shumë përkushtim. Dua të them se votuesit tanë dhe votat tona janë të vërteta, kanë shpirt dhe zemër. Jo nën detyrim, kërcënim, shantazh apo padije, por votat tona vijnë nga njerëz që kuptojnë dhe dinë për çfarë dhe për kë po votojnë. Këtë mund ta shihni edhe nga votat për kandidatët. Secili prej tyre kishte një mesazh, qoftë për mua apo për kandidatët e mi në listë. Mund të them lirisht se pesha e votave tona është shumë më e madhe,” shtoi ai.

Ai theksoi se serbët e zhvendosur janë “detyruar me shkop gome” të shkojnë për të votuar për Listën Serbe.

“Nuk është moralisht e drejtë që dikush t’ju detyrojë me shkop gome dhe metoda të regjimit dhe t’ju dërgojë të votoni për një listë që, ndoshta, bën gjithçka tjetër, por nuk i mbron interesat e serbëve. Tani arrijmë në paradoksin ku ata njerëzit tanë të mjerë, të zhvendosur, nën presion, veprojnë kundër interesave të serbëve,” tha Rashiq.

Ai përfundoi duke thënë se në 12 apo 13 vitet e fundit në Kosovë “kemi një të tretën më pak serbë”, por edhe se “e dimë kush është më përgjegjësi për këtë”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy