Deputetja Bajrami: Sjelljet e Vetëvendosjes po tregojnë qartë mungesën e vullnetit për t’i shërbyer vendit

by engel

Deputetja Hykmete Bajrami ka thënë se LDK-ja respekton të drejtën e partisë së parë për të propozuar Kryeparlamentarin, por kjo siç tha ajo nuk do të thotë që të bartin të drejtën e votës edhe te një subjekt tjetër, që të votohet sipas kërkesës së tyre.

Bajrami ka thënë se LDK-ja nuk bëhet pjesë e një mashtrimi politik që synon të mbajë vendin peng, dhe se sipas saj VV-ja me vetëdije po e bllokon konstituimin e Kuvendit.

banner

“Refuzimi i tyre për të propozuar një kandidat tjetër, për të ndërtuar një konsensus minimal institucional, dhe për të respektuar nevojën për bashkëpunim politik, tregon qartë mungesën e vullnetit për t’i shërbyer vendit”, ka shkruar ajo mes tjerash.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy