Kuvendi i Kosovës mblidhet për herë të 16-të – vazhdon ngërçi për zgjedhjen e kryetarit

by informim peje

Kuvendi i Kosovës pritet të mblidhet sot për herë të 16-të, në përpjekje për të arritur më në fund konstituimin e tij pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Lëvizja Vetëvendosje, partia fituese e zgjedhjeve, ende nuk ka arritur të sigurojë numrat e nevojshëm për të zgjedhur kryetarin e ri të Kuvendit. Pavarësisht situatës, kjo parti vazhdon të insistojë në kandidaturën e Albulena Haxhiut për këtë post.

banner

Ndërkohë, ish-opozita ka shprehur gatishmëri për të votuar një kandidat tjetër, por jo atë të propozuar nga Vetëvendosje, duke thelluar më tej bllokadën institucionale.

Në përpjekje për ta zhbllokuar situatën, Vetëvendosje ka inicuar një procedurë të re – votimin e fshehtë për kryetarin e Kuvendit. Megjithatë, edhe kjo formë nuk ka sjellë rezultatet e pritura deri më tani.

Se a do të ketë ndonjë zhvillim të ri dhe a do të mund të tejkalohet ky ngërç politik, mbetet të shihet sot, kur Kuvendi mblidhet në seancën e 16-të konstituive, e cila pritet të fillojë në orën 10:30.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy