Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha, ka shprehur hapur respektin e tij për figurat e dala nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK), përfshirë edhe kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj. Kjo deklaratë vjen në një kohë kur Limaj po përmendet si një prej kandidatëve të mundshëm për postin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës.
Para fillimit të vazhdimit të seancës konstituive, Berisha theksoi qëndrimin e tij pajtues, duke shpjeguar se nuk mund të flasë keq për individë me një të kaluar në UÇK.
“Unë njihem si një person pajtues. Për një njeri që të kaluarën e ka në UÇK, unë nuk mund të flas keq. Nuk kam asnjë kundërshtim as ndaj të tjerëve që janë përmendur,” theksoi Berisha.