23
Nenad Rashiq ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me vonesat në këtë proces, duke theksuar se përgjegjësia kryesore për përfundimin e tij bie mbi partitë shqiptare. Ai ka argumentuar se, përveç partisë fituese, edhe partitë opozitare duhet të marrin pjesë aktive në zgjidhjen e ngërçit institucional.
Nga ana tjetër, LDK ka ngritur idenë e një qeverie uniteti, një propozim që nuk është parë si i realizueshëm nga ana e kundërshtarëve politikë. Rashiq thekksoj se zgjedhjet kanë përcaktuar tashmë rezultatet dhe rrjedhimisht nuk shohin hapësirë për një model të tillë bashkëqeverisës.