Kurti pas aktgjykimit të Kushtetueses: Ftesë për takim drejt zhbllokimit të Kuvendit

by engel

Pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese që thekson përgjegjësinë kolektive të deputetëve për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, ka reaguar këtë mëngjes kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka bërë të ditur se ka ftuar liderët e partive politike për një takim të përbashkët, me synimin për të kapërcyer bllokadën institucionale.

banner

“Aktgjykimi i djeshëm i Gjykatës Kushtetuese thekson qartë se obligimi për ta konstituuar Kuvendin është obligim i të gjithë deputetëve dhe jo vetëm i subjektit të parë,” ka shkruar Kurti në postim.

Ai ka njoftuar se në emër të Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe grupit më të madh parlamentar të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, ka ftuar krerët e të gjitha subjekteve parlamentare në një takim të përbashkët, që do të mbahet të shtunën në orën 16:00.

Ftesa vjen në një kohë kur Kuvendi nuk ka arritur të konstituohet brenda afateve të parapara, gjë që ka shkaktuar ngërç institucional dhe debate mes partive politike.

Kurti u shpreh se ky takim i ftuar është një përpjekje për të ndërtuar konsensusin e nevojshëm dhe për të zbatuar verdiktin e Gjykatës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy