Qeveria në largim njofton mbledhje në ora 12:00

by informim peje

Qeveria në largim e Republikës së Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mbledhje.

Sipas njoftimit mbledhja pritet të mbahet në ora 12:00 në ndërtesën e Qeverisë.

banner

Kjo mbledhje mbahet në një ditë me seancën e Kuvendit.

Seanca vjen vetëm një ditë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila përcaktoi që ky proces duhet të përfundojë brenda një afati prej 30 ditësh.

Përderisa nuk është e qartë nëse seanca e Kuvendit do të përfundojë me sukses apo do të zvarritet edhe më tej, mbetet të shihet nëse zhvillimet e saj do të reflektohen në mbledhjen e Qeverisë apo në qëndrimet që mund të pasojnë më vonë nga ekzekutivi.

Detaje rreth rendit të ditës së Qeverisë ende nuk janë bërë publike.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy