Abazi thumbon Limajn pas takimit me Kurtin: “Kur çeliku nga bojleri, bëhet sakëz i përtypur!”

by engel

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, ka reaguar me ironi pas takimit të zhvilluar sot ndërmjet kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Përmes një postimi ironik në rrjetet sociale, Abazi ka thumbuar Limajn duke shkruar:
“Kur çeliku nga bojleri, bëhet sakëz i përtypur!”

banner

Kjo deklaratë mund të interpretohet si një koment për afrimin e mundshëm politik ndërmjet Limajt dhe Kurtit. Nofka “Çeliku” i ishte vënë Fatmir Limajt gjatë luftës, për të përshkruar qëndrueshmërinë dhe rolin e tij në UÇK. Por me këtë marrëveshje, kjo qëndrueshmëri nuk po është e qëndrueshme edhe në politikë kur interesat personale vijnë në shprehje!

Takimi Limaj-Kurti nuk është komentuar zyrtarisht nga palët, por ka ngjallur reagime dhe spekulime për një bashkëpunim të mundshëm në horizont.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy