Jehona Lushaku – Premtimet e Kurtit për mbështetje të prodhimeve vendore kaluan në rritje të faturave të energjisë

by engel

Deputetja e LDK-së dhe kryetare e Forumit të Gruas, Jeohano Lushaku, ka shpërthyer kundër qeverisë Kurti duke thënë se “mafia e energjisë po vret ekonominë e Kosovës”.

Sipas saj, Kosova është kthyer në vendin e absurdit: qytetarët paguajnë më shumë, jetojnë më keq dhe frikësohen se nesër do të mbeten pa punë. Ndërkohë, bizneset – të cilat dikur u premtua se do të ishin “motori i zhvillimit” – sot nuk guxojnë as të ëndërrojnë sukses, sepse pushteti ua ka vënë këmbën në fyt.

banner

“Vetëm sot mbi 1 400 biznese janë shkyçur nga rrjeti. Kjo do të thotë mijëra familje pa paga, pa siguri dhe me çmime gjithnjë e më të larta. Ky është modeli ekonomik i Kurtit: i flet popullit për barazi, por në prapaskenë ia shet faturën oligarkëve të energjisë,” tha ajo.

Deputetja ironizoi edhe me dallimin mes Kurtit në opozitë dhe Kurtit në pushtet:

Kurti dikur bërtiste “për prodhime vendore”. Sot, ai po i mbyt ato me faturat e energjisë.

“Kjo është politika e varfërimit. Qeveria e fjalëve të mëdha, por e dritave të shkyçura. Kurti, që dikur premtonte drejtësi, sot po e kthen Kosovën në laboratorin e oligarkëve të energjisë,” shtoi ajo me tone opozitare.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy