Gjermania e nis me spektakël Botërorin, fitore e thellë ndaj Kurasaos

by Nexhat

(E plotësuar, 21:05) – Gjermania e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme Botërorin 2026, duke e mposhtur bindshëm Kurasaon me rezultat 7:1 në ndeshjen e parë të Grupit E.

Katër herë kampionët e botës kanë krijuar epërsinë e tyre që në minutat e para. Felix Nmecha ka shënuar për 1:0 pas një kombinimi me Florian Wirtzin, duke i dhënë Gjermanisë avantazhin që në minutën e gjashtë.

banner

Megjithatë, debutuesit nga Kurasao nuk janë dorëzuar. Pas një kundërsulmi të shpejtë, Livano Comenencia ka realizuar për 1:1 në minutën e njëzet e një, duke shkaktuar entuziazëm të madh te tifozët e kombëtares karaibiane.

Gëzimi i tyre nuk ka zgjatur shumë. Nico Schlotterbeck e ka rikthyer epërsinë për Gjermaninë me një goditje me kokë pas një goditje nga këndi, ndërsa në fund të pjesës së parë Kai Havertz ka realizuarnga penalltia për rezultatin 3:1.

Në pjesën e dytë, gjermanët kanë dominuar plotësisht. Jamal Musiala ka shënuar për 4:1 pas një asistimi të Joshua Kimmich, ndërsa Nathaniel Brown e ka realizuar golin e pestë të ndeshjes dhe të parin të tij në një Kampionat Botëror.

Deniz Undav është regjistruae në listën e golashënuesve, duke shënuar për 6:1, para se Havertz ta vuloste rezultatin përfundimtar 7:1 me golin e tij të dytë personal.

Me këtë fitore të thellë, Gjermania merr tri pikët e para dhe dërgon një mesazh të fortë rivalëve për ambiciet e saj në këtë Botëror. Në anën tjetër, Kurasao do të kërkojë reagim në ndeshjet e ardhshme ndaj Ekuadorit dhe Bregut të Fildishtë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy