Hakimi pas barazimit me Brazilin: Maroku e tregoi forcën që e ka

by Nexhat

Mbrojtësi i Marokut, Achraf Hakimi, është shprehur i kënaqur me paraqitjen e kombëtares së tij pas barazimit 1:1 ndaj Brazilit në ndeshjen e parë të Grupit C në Botërorin 2026.

Marokenët kaluan në epërsi falë golit të Ismael Saibarit, i cili shfrytëzoi një asistim të Brahim Diaz, ndërsa Brazili barazoi rezultatin me një gol të Vinicius Junior.

banner

Pas ndeshjes, ylli i Paris Saint-Germain e ka vlerësuar paraqitjen e ekipit të tij ndaj njërit prej favoritëve kryesorë për ta fituar Botërorin.

“Ndeshja nuk ishte aspak e lehtë. Luajtëm ballë për ballë me një kundërshtar shumë të fortë, që konsiderohet një nga favoritët për ta fituar turneun. Edhe pse ndeshja përfundoi baras, jemi të kënaqur me nivelin që treguam në fushë”, ka deklaruar Hakimi.

Ai ka theksuar se Maroku duhet të vazhdojë të përmirësohet nga ndeshja në ndeshje.

“Duhet të vazhdojmë përpara, të mësojmë nga gabimet dhe të paraqesim një nivel edhe më të lartë në takimet e ardhshme”, ka shtuar ai.

Maroku do ta zhvillojë ndeshjen e radhës më 19 qershor kundër Skocisë, ndërsa fazën e grupeve do ta mbyllë me përballjen ndaj Haitit më 24 qershor

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy