Montella pas humbjes ndaj Australisë: Na mungoi konkretizimi

by Nexhat

Trajneri i Kombëtares së Turqisë, Vincenzo Montella, ka folur pas humbjes 2:0 ndaj Australisë në ndeshjen hapëse të Kupës së Botës 2026, duke theksuar zhgënjimin për rezultatin, por edhe besimin për ndeshjet e ardhshme.

Montella u shpreh se ndeshja nuk shkoi sipas pritjeve të stafit teknik, sidomos në aspektin e finalizimit, pavarësisht dominimit në lojë.

banner

“Jemi shumë të zhgënjyer. E dinim si do të luanim, por nuk arritëm ta shfrytëzonim zotërimin e topit dhe rastet që krijuam”, deklaroi ai.

Sipas tij, Turqia kishte kontroll të konsiderueshëm të lojës, por mungoi efikasiteti në zonën kundërshtare. “Kemi pasur rreth 78 për qind posedim dhe rreth 30 goditje në portë, por nuk arritëm të shënojmë. Kur nuk shënon, ndeshja bëhet e vështirë”, theksoi Montella.

Ai vlerësoi edhe kundërshtarin, duke shtuar se Australia e interpretoi mirë ndeshjen dhe shfrytëzoi hapësirat e saj: “Ata u mbrojtën mirë dhe ishin të rrezikshëm në kundërsulme. I dinim këto, por nuk i menaxhuam si duhet”.

Trajneri italian foli edhe për paraqitjet individuale, duke veçuar angazhimin e lojtarëve të tij. “Kerem dha gjithçka në fushë, luajti me zemër deri në fund”, u shpreh ai.

Montella theksoi se ndryshimet taktike dhe zëvendësimet u bënë për të rritur intensitetin dhe për të shmangur kundërsulmet, duke shtuar se disa lojtarë nuk ishin në gjendje të përballonin 90 minuta të plota për shkak të mungesës së ritmit.

Në përmbyllje, ai u shpreh optimist për vazhdimin e turneut: “Do të vazhdojmë të punojmë dhe të përmirësohemi. E rëndësishme është të mos e humbasim besimin. Në ndeshjen e radhës do të jemi më të mirë”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy