Tottenham Hotspur ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me mbrojtësin e krahut të djathtë, Pedro Porro.
Futbollisti spanjoll ka nënshkruar kontratë të re afatgjatë, e cila do ta mbajë në Londër deri në vitin 2031, me mundësi vazhdimi edhe për një sezon tjetër.
NJëzet e gjashtë vjeçari ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm të Tottenham gjatë sezonit 2025/26. Ai pati paraqitje të qëndrueshme si në mbrojtje ashtu edhe në sulm, duke ndihmuar skuadrën të sigurojë mbijetesën në Premier League pas një sezoni të vështirë.
Spanjolli iu bashkua Tottenhamit në janar të vitit 2023 nga Sporting Lisbona dhe deri më tani ka zhvilluar 152 ndeshje në të gjitha garat me fanellën e klubit anglez.
Trajneri Roberto De Zerbi e ka vlerësuar lart rëndësinë e Porro për ekipin, duke theksuar se ai ka aftësinë të ndikojë në ndeshje si në aspektin defensiv ashtu edhe në atë ofensiv.
“Pedro është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne. Përveç cilësive teknike, më pëlqen edhe mentaliteti i tij. Ai dëshiron çdo ditë të punojë, të mësojë dhe të përmirësohet. Është një futbollist inteligjent që i sjell skuadrës energji, intensitet dhe personalitet”, ka deklaruar De Zerbi

