Fitorja bindëse 4-1 e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Paraguait në ndeshjen hapëse të Kupës së Botës 2026 nuk ishte vetëm një sukses sportiv, por edhe një triumf i madh televiziv.
Sipas të dhënave zyrtare, sfida u ndoq nga afro 16 milionë shikues në të gjithë vendin, duke vendosur një rekord të ri për kombëtaren amerikane.
Ndeshja e zhvilluar para tifozëve vendas tërhoqi mesatarisht 15.986 milionë shikues në platformat FOX, FOX One dhe Tubi. Ky është numri më i lartë i regjistruar ndonjëherë për një transmetim të Kombëtares së SHBA-së në një Kupë Bote në gjuhën angleze.

