Hendek i jashtëzakonshëm financiar në La Liga: Reali shpenzon më shumë se 17 klube së bashku

by Nexhat

Afati kalimtar veror në Spanjë është mbyllur, ndërsa shifrat e merkatos kanë nxjerrë në pah një diferencë të jashtëzakonshme ekonomike mes gjigantëve të La Ligës dhe pjesës tjetër të kampionatit.

Real Madridi, Barcelona dhe Atletico Madridi kanë qenë përgjegjës për më shumë se 70 për qind të shpenzimeve totale të klubeve spanjolle gjatë kësaj vere.

banner

Sipas të dhënave të “Transfermarkt”, klubet e La Ligës shpenzuan rreth 755.28 milionë euro në total, ndërsa vetëm tre klubet e mëdha investuan së bashku plot 532 milionë euro.

“Marca” raporton se këto shifra tregojnë qartë hendekun financiar që ekziston mes gjigantëve dhe pjesës tjetër të kampionatit.

Madje, vetëm Real Madridi ka shpenzuar më shumë se 17 klubet e tjera të La Ligës së bashku, duke përjashtuar Barcelonën dhe Atletico Madridin.

Real Madridi dominon merkaton

Real Madridi ishte klubi që shpenzoi më së shumti gjatë afatit kalimtar, duke investuar rreth 225 milionë euro për përforcime.

Transferimi më i shtrenjtë ishte ai i Yan Diomande nga Leipzigu për rreth 125 milionë euro, duke e bërë sulmuesin nga Bregu i Fildishtë blerjen më të kushtueshme në historinë e klubit madrilen.

Marc Cucurella u transferua për 55 milionë euro, Carlos Espi për 25 milionë, ndërsa Denzel Dumfries kushtoi 20 milionë euro.

Bernardo Silva dhe Ibrahima Konate, ndërkohë, iu bashkuan Real Madridit si futbollistë të lirë.

Shpenzimet e klubit madrilen përbëjnë pothuajse një të tretën e të gjithë shumës së investuar nga klubet e La Ligës gjatë kësaj merkatoje.

Barcelona investoi 184 milionë euro

Barcelona renditet e dyta në listën e shpenzimeve, pasi investoi rreth 184 milionë euro gjatë verës.

Transferimi më i shtrenjtë i katalanasve ishte Anthony Gordon për 80 milionë euro, ndërsa ardhja e Rodrit kushtoi 60 milionë euro.

Në listën e përforcimeve të Barcelonës përfshihen gjithashtu Karim Adeyemi, Gabriel Jesus, Jesie Piseo, Dominik Livakovic dhe Hamza Abdelkarim.

Atletico Madridi, ndërkohë, investoi rreth 123 milionë euro për ta përforcuar skuadrën e Diego Simeones.

Morten Hjulmand u transferua për 40 milionë euro, Lee Kang-in për 35 milionë, Cristian Romero për 33 milionë dhe Alejandro Grimaldo për rreth 15 milionë euro.

Në total, Real Madridi, Barcelona dhe Atletico Madridi shpenzuan 532 milionë euro.

Pjesa tjetër e La Ligës shumë prapa

Dallimi bëhet edhe më i dukshëm kur krahasohen shpenzimet e tri klubeve të mëdha me pjesën tjetër të kampionatit.

Të gjitha klubet e tjera të La Ligës së bashku investuan vetëm 223.28 milionë euro.

Real Betisi renditet i katërti për nga shpenzimet, por diferenca me tri klubet e para është enorme. Betisi investoi vetëm 30.5 milionë euro, krahasuar me 225 milionët e Real Madridit.

Deportivo La Coruña shpenzoi 26 milionë euro, Elche 23.25 milionë, Racing Santander 20.5 milionë dhe Getafe 19.5 milionë.

Villarreali investoi 16.5 milionë euro, ndërsa Sevilla 15.5 milionë.

Më poshtë renditen Deportivo Alaves me 13 milionë euro, Celta Vigo me 11.8 milionë dhe Rayo Vallecano me 10.28 milionë euro.

Valencia nuk e kaloi shifrën e nëntë milionë eurove, ndërsa Real Sociedadi shpenzoi 8.5 milionë, Osasuna tetë milionë, Espanyoli 5.55 milionë dhe Levante 5.1 milionë euro.

Malaga investoi vetëm 300 mijë euro, ndërsa Athletic Bilbao e mbylli merkaton pa shpenzuar asnjë euro për transferime.

Shpenzimet e klubeve të La Ligës

Real Madrid – 225 milionë euro
Barcelona – 184 milionë euro
Atletico Madrid – 123 milionë euro
Real Betis – 30.5 milionë euro
Deportivo La Coruña – 26 milionë euro
Elche – 23.25 milionë euro
Racing Santander – 20.5 milionë euro
Getafe – 19.5 milionë euro
Villarreal – 16.5 milionë euro
Sevilla – 15.5 milionë euro
Deportivo Alaves – 13 milionë euro
Celta Vigo – 11.8 milionë euro
Rayo Vallecano – 10.28 milionë euro
Valencia – 9 milionë euro
Real Sociedad – 8.5 milionë euro
Osasuna – 8 milionë euro
Espanyol – 5.55 milionë euro
Levante – 5.1 milionë euro
Malaga – 300 mijë euro
Athletic Bilbao – 0 euro

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy