Manu Kone nuk ka qenë asnjëherë pranë një transferimi te Chelsea, pavarësisht raportimeve të fundit për interesimin e klubit londinez.
Drejtori sportiv i Romës, Tony D’Amico, ka mohuar se ka pasur një ofertë zyrtare për mesfushorin francez.
“Madje nuk ka pasur asnjë ofertë zyrtare. Gasperini nuk kishte pse të vendoste veto, sepse nuk ndodhi asgjë. Klubet bëjnë telefonata, ashtu siç bëjmë edhe ne, asgjë më shumë”, deklaroi D’Amico
Kështu, sipas Romës, interesimi i Chelsea për Kone nuk ka kaluar përtej kontakteve fillestare.

