Nga liga e pestë angleze në elitën suedeze për 2 milionë euro, thyhet rekordi i Vardyt

by Nexhat

Futbolli anglez e ka shkruar një kapitull të ri në historinë e tij, por këtë herë merita i takon edhe një klubi suedez.

Djurgården, gjysmëfinalist i Conference League në sezonin 2024/25, e ka mbyllur transferimin e sulmuesit anësor Abdul Abdulmalik nga Boreham Wood për 1.5 milionë funte plus bonuse, rreth 2 milionë euro në total, shkruajnë mediat angleze,

banner

Në pamje të parë mund të duket si një transferim i zakonshëm, por bëhet fjalë për një marrëveshje historike.

Boreham Wood garon në National League, niveli i pestë i futbollit anglez, dhe shuma e transferimit për Abdulmalikun e ka thyer rekordin e mëparshëm.

Rekordi mbahej që prej vitit 2012 nga Jamie Vardy, i cili në atë kohë u transferua nga Fleetwood Town te Leicester City për rreth 1 milion funte.

Tani, pas 14 vitesh, rekordi i Vardyt është thyer nga Abdulmalik.

23-vjeçari e pati një sezon të jashtëzakonshëm me Boreham Wood në edicionin e kaluar, duke i shënuar 17 gola dhe duke dhënë 10 asistime.

Performancat e tij e tërhoqën vëmendjen e disa klubeve, por në fund ishte Djurgården që i siguroi shërbimet e tij.

Abdulmalik kishte kaluar më herët në akademinë e Millwallit, ndërsa në vitin 2024 u transferua te Boreham Wood.

Ai ka qenë gjithashtu pjesë e përfaqësueses së Anglisë U17.

Transferimi drejt Suedisë e përfaqëson një hap të madh në karrierën e tij dhe një mundësi për të luajtur në një nivel më të lartë, ndërsa Djurgården shpreson që sulmuesi anglez ta ndihmojë në garën për një vend në kompeticionet evropiane.

Kështu, një rekord që i përkiste Jamie Vardyt për më shumë se një dekadë tashmë e ka një pronar të ri: Abdul Abdulmalik.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy