Rostami shkëlqen në Taranto, i sjell Kosovës medaljen e nëntë në Taranto 2026

by Nexhat

Peshëngritësi kosovar Kianoush Rostami ka vazhduar suksesin në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, duke fituar dy medalje të argjendta dhe duke çuar në nëntë numrin e medaljeve të Kosovës në këtë garë.

Rostami siguroi medaljen e parë të argjendtë në disiplinën e shkëputjes, ku arriti të ngrejë me sukses 166 kilogramë.

banner

Peshëngritësi kosovar nuk u ndal me kaq. Ai zhvilloi një tjetër paraqitje të mirë në disiplinën pasuese, duke marrë edhe një medalje të argjendtë.

Me këtë rezultat, Rostami bëhet një nga sportistët kosovarë që po spikat në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Komiteti Olimpik i Kosovës e ka përshëndetur suksesin, duke bërë të ditur se bëhet fjalë për medaljen e nëntë të Kosovës dhe të dytën personale për Rostamin.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy