‘El Clasico’ i legjendave – mësohet data kur do të zbresin në fushë veteranët e dy gjigantëve spanjoll

by Nexhat

Barcelona ka paralajmëruar një ndeshje speciale El Clasico më 28 nëntor, një ditë para 125 vjetorit të klubit.

Skuadra e Barca Legends do të përballet me Legjendat e Real Madridit në stadiumin Khalifa në Al Rayyan, Katar

Kjo ndeshje nuk është vetëm një ngjarje emocionuese për skuadrat, por edhe një festë e rëndësishme e një momenti historik të jashtëzakonshëm në historinë e Barcelonës.

Ka qenë faqja zyrtare e Barcelonës që ka njoftuar për datën e ndeshjes

“Një ditë para se FC Barcelona të festojë 125 vjetorin e saj, Legjendat e Barca do të luajnë me Legjendat e Real Madridit në stadiumin Khalifa në Katar”.

Kjo përplasje e ardhshme do të jetë takimi i tretë mes këtyre skuadrave legjendare. Ndeshja e tyre e parë ishte në vitin 2017, kur Barcelona fitoi 3-2.

Në takimin e tyre të dytë në 2021, Real Madridi gjithashtu fitoi, duke përfunduar 3-2.

Tifozët mund të presin me padurim një ndeshje argëtuese me shumë legjenda të dy klubeve që pritet të zbresin në fushë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy