Manchester City po kalon nëpër një krizë të madhe të rezultateve dhe ka gjashtë ndeshje pa fitore.
City ka pësuar pesë humbje radhazi dhe ka marrë një barazim, teksa Pep Guardiola tanimë e di se si mund ta kalojë këtë krizë.
Lëndimet e shumta kanë ndikuar në këtë formë të dobët të Cityt, derisa trajneri katalunas ka kërkuar nga drejtuesit e klubit transferime.
Pep i ka bërë të qartë drejtuesve të klubit se duhet transferojnë mesfushorin gjerman Florian Wirtz.
21-vjeçari shihet si pasardhës i Kevin de Bruyne dhe Pep e vlerëson jashtëzakonisht shumë talentin gjerman.
Për të arritur deri te ai, City duhet të shpenzojë së paku 120 milionë euro, pasi Wirtz aq vlerësohet nga Bayer Leverkusen.
Reprezentuesi gjerman në 19 ndeshje këtë edicion ka shënuar ka shënuar nëntë gola dhe ka asistuar në katër të tjerë.