Thaqi boksieri më i mirë e Mziu tekniku më i mirë në turneun në Gjakovë

by Nexhat

Drilon Thaqi nga Klubi i Boksit “Sport Center” i Gjakovës është shpallur boksieri më i mirë i turneut tradicional të boksit “Dita e Çlirimit të Gjakovës 2026”, ndërsa çmimi për teknikun më të mirë i ka takuar Riad Mziut nga KB “Trepça” e Mitrovicës.

Turneu është organizuar më 13 qershor nga Klubi i Boksit “Sport Center” dhe është zhvilluar në Platonë e Parkut të Qytetit në Gjakovë, ku kanë marrë pjesë boksierë nga klube të ndryshme të Kosovës dhe rajonit.

banner

Pas dueleve të zhvilluara në ring, organizatorët kanë ndarë edhe çmimet për më të dalluarit. Si çifti më luftarak i turneut janë vlerësuar Lindor Shala nga KB “Besa” e Pejës dhe Erdi Aliu nga KB “Dardanët” e Prishtinës.

Ndërkaq, çmimi për boksierin më të mirë ndërkombëtar i është ndarë Enes Rexhmatit nga Mali i Zi, ndërsa boksieri më i mirë i klubit organizator “Sport Center” është shpallur Vendim Bushati.

Sipas Federatës së Boksit të Kosovës, turneu ka dëshmuar edhe një herë nivelin në rritje të boksit në Kosovë dhe rajon, duke nxjerrë në pah talente të reja dhe duke promovuar vlerat sportive, respektin reciprok dhe frymën e korrektësisë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy