Eddie Howe ndan rrugët me Newcastle United?

by Nexhat

Mosmarrëveshjet për forcimin e ekipit ishin baza për shkarkimin e Eddie Howe.

Eddie Howe po largohet nga pozicioni i tij si trajner i Newcastle , pak më shumë se 20 ditë para fillimit të Premier League, shkruan Abola, transmeton klankosova.tv.

banner

Shkarkimi i trajnerit, i cili kishte qenë në krye për pesë sezone, nuk është konfirmuar ende zyrtarisht nga klubi, por po raportohet nga shumica e shtypit britanik.

Vendimi thuhet se erdhi nga vetë trajneri 48-vjeçar, pasi diskutimet me menaxhmentin u intensifikuan ditët e fundit në lidhje me përbërjen e skuadrës.

Vlen të kujtohet se Newcastle pa dy lojtarë kyç të largoheshin, Antony Gordon te Barcelona dhe Sandro Tonali te Tottenham , dhe ka pasur raportime të vazhdueshme edhe për largimin e kapitenit Bruno Guimaraes .

Ekipi është përforcuar me lojtarë të rinj – tre të moshës 20 vjeç dhe një 18 vjeç – gjë që nuk e kënaq trajnerin, i cili i frikësohet një tjetër sezoni të vështirë pasi përfundoi i 12-ti sezonin e kaluar

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy