Scott McTominay ka vendosur të kryejë në Angli ndërhyrjen për të zgjidhur përfundimisht problemin e aritmisë beninje të zemrës.
Sipas raportimeve të fundit, operacioni pritet të zhvillohet në Liverpool, ndërsa më pas mesfushori do të qëndrojë pranë familjes gjatë rikuperimit, transmeton Klankosova.tv.
Që nga transferimi në vitin 2024, McTominay është shndërruar në një nga liderët e skuadrës, duke shënuar 26 gola në 77 paraqitje me fanellën e kaltër
Edhe më i rëndësishëm është ndikimi i tij në momentet vendimtare. 13 golat e tij në sezonin e parë ishin vendimtarë në rrugëtimin drejt titullit të Serie A, ndërsa në sezonin e kaluar vazhdoi të ishte protagonist me gola të rëndësishëm, përfshirë dopietën ndaj Interit dhe golin që i dha Napolit fitoren 1-0 ndaj Cagliarit.
Napoli shpreson ta rikthejë sa më shpejt, por ndërkohë do të duhet të përballet pa një prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës

