Manchester United pritet ta dënojë Lisandro Martinezin pas deklaratave të forta ndaj klubit

by Nexhat

Manchester United mund të marrë masa disiplinore ndaj Lisandro Martinezit pas deklaratave të tij të ashpra kundër drejtuesve të klubit, pas humbjes 2-0 nga Atletico Madrid në Champions League.

Sipas raportimeve të mediave britanike, mbrojtësi argjentinas ka shkaktuar pakënaqësi me kritikat e bëra publikisht ndaj hierarkisë së klubit, duke vënë në pikëpyetje investimet dhe përforcimet e bëra gjatë afatit kalimtar të verës.

banner

Martinez drejtoi kritikat veçanërisht ndaj drejtorit sportiv Jason Wilcox, duke thënë se Manchester United duhej të kishte investuar më shumë për të ndërtuar një skuadër konkurruese

“Pres më shumë nga drejtuesit dhe nga drejtori ynë teknik”, ishte mesazhi i argjentinasit pas ndeshjes në Madrid.

Megjithatë, trajneri Michael Carrick ka bërë të ditur se ende nuk e kishte parë intervistën e plotë të futbollistit dhe se duhej të kuptonte më mirë situatën përpara se të vendoste nëse do të merreshin masa.

Sipas raportimeve të fundit, deklaratat e Martinezit kanë hapur një debat të madh në klub, ndërsa mbetet të shihet nëse Manchester United do ta ndëshkojë zyrtarisht mbrojtësin e tij.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy