Mourinho dëshiron që ylli i Realit të jep kontribut edhe më të madh në sulm

by Nexhat

Federico Valverde ishte njëri prej futbollistëve që kishte shfaqur pakënaqësi në dhomat e zhveshjes së Real Madridit, pasi nuk kishte pasur marrëdhënien më të mirë me Xabi Alonson.

Mesfushori kishte shprehur hapur mungesën e dëshirës për të luajtur në pozitën e mbrojtësit të djathtë.

banner

Megjithatë, nën drejtimin e Jose Mourinhos, situata ka ndryshuar dhe duket se trajneri portugez e ka bindur futbollistin shumëfunksional se mund të jetë zgjedhja e parë e klubit në atë pozitë.

Valverde nuk ka zhgënjyer, pasi tashmë ka fituar përparësi në hierarki ndaj mbrojtësve të djathtë si Trent Alexander-Arnold dhe Denzel Dumfries.

Megjithatë, gjithmonë ka hapësirë për përmirësim dhe duket se Mourinho pret edhe më shumë nga Valverde në fazën sulmuese.

Sipas “Defensa Central”, Mourinho, përveçse e ka bindur Valverden se është alternativa më e mirë e Real Madridit në krahun e djathtë të mbrojtjes, ia ka bërë të qartë se mund të jetë edhe më i rrezikshëm në sulm.

Valverde ka shënuar në dy ndeshjet e fundit, përkatësisht kundër Valencias dhe AEK Athensit, ndonëse goli i fundit erdhi në një ndeshje ku luajti në mesfushë.

Nga ana tjetër, Mourinho beson se instinkti sulmues i Valverdes mund të shfrytëzohet edhe kur ai luan si mbrojtës i djathtë.

Trajneri portugez dëshiron që uruguaiani të jetë vazhdimisht një kërcënim për kundërshtarët në fazën e fundit të sulmit.

Kjo u pa edhe në ndeshjen kundër Valencias, ku Valverde realizoi dy goditje drejt portës, harkoi dhe tentoi të organizonte lojën me pasime të gjata nga pozicione të avancuara.

Ndaj Villarrealit, ai depërtoi drejt qendrës dhe dha një pasim që krijoi mundësinë për golin e fitores të Yan Diomandes. Mourinho pret më shumë kontribut të tillë ofensiv nga futbollisti uruguaian.

Përshtatja e Valverdes me një rol më sulmues si mbrojtës i krahut mund të jetë e rëndësishme jo vetëm për Real Madridin, por edhe për vetë futbollistin.

Sistemi i Real Madridit, i bazuar në mbajtjen e topit, kërkon që mbrojtësit e krahëve të avancojnë lart në fushë, duke i dhënë Valverdes hapësirë të mjaftueshme për të shfaqur cilësitë e tij.

Kur Arda Guler zhvendoset drejt qendrës nga krahu, për Valverden hapet korridori për të depërtuar në sulm nga jashtë, ndërsa pozicionimi i gjerë i Diomandes i mundëson atij të depërtojë edhe në hapësirat e brendshme dhe të ofrojë mbështetje.

Më e rëndësishmja është se ky përshtatje taktike përputhet me cilësitë e Valverdes.

Në shumë aspekte, pranimi i rolit të mbrojtësit të krahut mund të jetë lëvizja më e zgjuar për karrierën e tij. Duke pasur parasysh konkurrencën e madhe në mesfushë, sigurimi i një vendi të rëndësishëm në pozitën e mbrojtësit të djathtë mund t’i ofrojë atij një rrugë afatgjatë drejt një pozite të sigurt në formacionin titullar të Real Madridit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy