Juventusi barazon me Fiorentinën, rritet presioni ndaj Spallettit

by Nexhat

Juventusi ka barazuar 2-2 në udhëtim ndaj Fiorentinës, në një ndeshje ku dy herë u rikthye nga disavantazhi, duke ia mohuar kundërshtarit fitoren e dytë radhazi në Serie A.

Fiorentina e nisi më mirë ndeshjen dhe kaloi në epërsi që në minutën e katërt me Mateo Pellegrinon, i cili shënoi me kokë pas një goditjeje nga këndi.

banner

Juventusi reagoi dhe barazoi në minutën e 32-të.

Nick Woltemade shënoi nga afërsia pas një asistimi të Randal Kolo Muanit, duke realizuar golin e tij të parë në Serie A.

Në pjesën e dytë, Fiorentina kaloi sërish në epërsi me Alieu Njie, i cili shënoi për ndeshjen e tretë radhazi.

Megjithatë, Juventusi nuk u dorëzua dhe Gleison Bremer vendosi rezultatin përfundimtar 2-2, pas një daljeje të gabuar të portierit David de Gea në një goditje nga këndi.

Në minutat e fundit, të dyja skuadrat patën mundësi për të shënuar golin e fitores, por rezultati nuk ndryshoi.

Edon Zhegrova u inkuadrua në minutën e 58-të të ndeshjes, dhe u vlerësua me notën 6.9.

Ky barazim e lë Juventusin jashtë gjashtë vendeve të para në Serie A, ndërsa presioni ndaj trajnerit Luciano Spalletti vazhdon të rritet

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy