“Viktimë” e sanksioneve të BE’së, Ministri Rashiq tregon si iu anuluan takimet në Bruksel

by informim

Nenad Rashiq, ministër për komunitete dhe kthim, ka thënë se është viktima e parë e sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës pasi I janë anuluar disa takime në Bruksel.

Për këtë ka njoftuar në Twitter, Gerald Knaus, i cili ka treguar se Rashiq pati takime më 19 qershor për të diskutuar për mbështetjen ndaj pakicës serbe.

banner

Por takimet i janë anuluar, pikërisht shkak i sanksioneve të BE-së ndaj Kosovës, ku përfshihet edhe mos-pjesëmarrja e zyrtarëve kosovarë në takime.

”Absurditet Sanksionet e BE-së kundër Kosovës. Viktima e parë:  Ministri serb Nenad Rasic, i cili pati takime në Bruksel më 19 qershor për të diskutuar mbështetjen për pakicën serbe me zyrtarët e BE-së“, ka shkruar ai.

Në këtë video, Rashiq tregon për mënyrën sesi i janë anuluar takimet, duke thënë se është viktima e parë

”Emri im është Nenad Rashiq, jam ministër për komunitete dhe kthim  komuniteteve më Qeverinë e Kosovës. Unë jam viktima e parë e sanksioneve të BE-së. Ne kishikm për të diskutuar për mbështetjen e minoriteve të serbeve”, ka thënë ndër tjerash Rashiq.

Bashkimi Evropian kishte vendosur masa ndëshkuese ndaj Kosovës për shkak të situatës në Veriun e Kosovës.

https://twitter.com/rumeliobserver/status/1691109556842291200?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1691109556842291200%7Ctwgr%5Ed058f55969f51a650bb37a43e4a4963c8de5fabf%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fviktime-e-sanksioneve-te-bese-ministri-rashiq-tregon-si-iu-anuluan-takimet-nebruksel%2F

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy