Shkon në 25 numri i të vrarëve nga bombardimet në Donetsk

by Nexhat

Numri i njerëzve të vrarë nga bombardimet në një treg në periferi të qytetit të Donetskut në Ukrainë është rritur.

Zyrtarët lokalë tani thonë se të paktën 25 u vranë në sulm, raporton Associated Press,

20 persona të tjerë u plagosën në sulmin në periferi të Tekstilshchik, duke përfshirë dy fëmijë, tha Denis Pushilin, kreu i autoriteteve të instaluara nga Rusia në Donetsk.

Ai tha se predhat ishin qëlluar nga ushtria ukrainase.

Kievi nuk ka komentuar mbi ngjarjen.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy