Sot në Prishtinë do te mbahet Forumi Ekonomik Kosovë-Turqi, i organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) dhe Qendra e Kërkimeve Strategjike Ballkanike (BASAM)
Në këtë forim do të marrin pjesë një numër i konsiderueshëm i kompanive nga Kosova dhe Turqia.
Përveç përfaqësuesve të kompanive nga sektori privat i të dyja vendeve, në këtë Forum do të jenë të pranishëm edhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili, përfaqësues të institucioneve qeveritare të Kosovës duke përfshirë Zëvendëskryeministren për Çështje të Pakicave dhe Drejtat e Njeriut Emilija Rexhepi, Ministrin e Zhvillimit Rajonal Fikrim Damka, Zëvendësministrin e Ekonomisë Getoar Mjeku, si dhe disa nga përfaqësuesit e institucioneve shtetërore të Turqisë.
‘Forumi ka për qëllim promovimin e investimeve në Republikën e Kosovës, prandaj përveç takimeve B2B ndërmjet bizneseve kosovare dhe turke, gjatë këtij forumi do të organizohet edhe Paneli i Diskutimeve me Ministrat nga të dyja vendet. Kjo është një mundësi e shkëlqyeshme për të vendosur bashkëpunim me kompani të mëdha nga Turqia dhe për të promovuar investimet e huaja në shtetin tonë”, njofton Oda Ekonomike e Kosovës.