Real Madridi arkëton mbi 146 milionë euro nga shitjet

by Nexhat

Real Madridi po vazhdon të përfitojë financiarisht nga merkatoja e verës, duke siguruar mbi 146 milionë euro nga shitja e lojtarëve.

Klubi madrilen ka realizuar një sërë transferimesh, ku pjesa më e madhe e të ardhurave vjen nga largimi i talentit argjentinas Nico Paz, i cili iu bashkua Comos për 60 milionë euro. Një tjetër shitje e rëndësishme ishte ajo e Víctor Muñoz te Liverpooli për 20 milionë euro, ndërsa Mario Gila u transferua te Milani për 15 milionë euro.

banner

Po aq, 15 milionë euro, Reali arkëtoi edhe nga kalimi i Álvaros te Bournemouth. Ndërkohë, Jacobo Ortega dhe Víctor Valdepeñas u shitën respektivisht te Strasbourgu dhe Fiorentina për nga 8 milionë euro secili.

Në listën e largimeve figurojnë edhe Álex Jiménez, i cili u transferua te Bournemouth për 12.5 milionë euro, Mario Martín, që kaloi te Getafe për 3.5 milionë euro, si dhe Fran García, i cili iu bashkua Real Betisit në një marrëveshje me vlerë 4 milionë euro.

Këto shitje e çojnë shumën e arkëtuar nga Real Madridi në mbi 146 milionë euro, duke i dhënë klubit hapësirë të konsiderueshme financiare për të investuar në afrime të reja gjatë merkatos. Në të njëjtën kohë, drejtuesit e “Los Blancos” vazhdojnë të punojnë edhe për objektivat kryesorë të verës, me emra si Rodri që mbeten në krye të listës së dëshirave

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy