Zion Suzuki do të vazhdojë karrierën në Premier League, por jo te PSG-ja. Portieri japonez, i cili ishte shumë pranë transferimit te kampionët francezë, ka ndryshuar destinacion pas disa problemeve të krijuara nga kampi i tij, çka ka bërë që PSG-ja të tërhiqet nga marrëveshja.
Pavarësisht dështimit të transferimit në Paris, Suzuki nuk do të mbetet te Parma. 23-vjeçari ka arritur marrëveshje me Aston Villën, e cila ka siguruar shërbimet e tij për rreth 35 milionë euro.
Suzuki iu bashkua Parmës dy vite më parë dhe gjatë kësaj periudhe ka zhvilluar 59 ndeshje me klubin italian, duke e mbajtur portën të paprekur në 13 prej tyre.
Tashmë, sfida e radhës për portierin japonez pritet të jetë në Premier League, ku do të veshë fanellën e Aston Villas

