Nuk i kishte ndodhur asnjëherë deri më tani te Reali, Mbappe me një rekord negativ në ndeshjen me Lille

by Nexhat

Kylian Mbappe është rikthyer nga një lëndim që bëri ta humbas ndeshjen derbi me Atletico Madridin në fundjavë në barazimin 1-1 të Real Madridit.

Megjithatë francezi është rikthyer dhe u inkuadrua në Ligën e Kampionëve nga banka rezervë

Por, Kylian Mbappe kaloi një natë të vështirë teksa Real Madrid humbi 1-0 nga Lille në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Mbappe nuk arriti të regjistrojë asnjë goditje të vetme gjatë lojës, duke shënuar herën e parë që ndodhi që kur ai iu bashkua klubit këtë sezon.

Sulmuesi francez së fundmi u kthye nga një dëmtim i marrë kundër Alaves javën e kaluar. Ai humbi ndeshjen e Real Madridit kundër Atletico Madridit, por hyri si zëvendësues kundër Lille.

Jonathan David shënoi golin e vetëm të ndeshjes nga pika e bardhë në kohën e fundit të pjesës së parë.

Real Madridi mbetet me tre pikë, duke u renditur në vendin e 17-të në grup, ndërsa Lille gjithashtu kalon në tre pikë, por aktualisht ndodhet në vendin e 19-të. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy