Liverpooli ka hapur bisedimet me Paris Saint-Germainin për transferimin e anësorit francez Bradley Barcola, në një lëvizje që mund të jetë ndër më të bujshmet e kësaj vere.
Sipas gazetarit Paul Joyce, “The Reds” janë të gatshëm të ofrojnë rreth 100 milionë funte, plus bonuse të lidhura me performancën, për të bindur kampionët francezë të lënë të lirë 23-vjeçarin.
Barcola konsiderohet një nga talentet më premtues të futbollit evropian, ndërsa Liverpooli po e sheh atë si një përforcim kyç për repartin ofensiv.
Megjithatë, mbetet të shihet nëse PSG do ta pranojë ofertën ose do të insistojë në mbajtjen e sulmuesit francez.

