Prishtina ka debutuar me fitore në sezonin e ri të Superligës së Kosovës, duke triumfuar 4:2 ndaj Ballkanit në “Fadil Vokrri”.
“Bardhekaltrit” e nisën furishëm takimin dhe brenda 20 minutash krijuan epërsi të dyfishtë. Albin Krasniqi ishte protagonist i startit të ndeshjes, duke shënuar dy herë, në minutat 10 dhe 20.
Ballkani reagoi përmes Valentin Serebes, i cili realizoi nga penalltia për 2:1. Megjithatë, Prishtina riktheu avantazhin e dyfishtë në fund të pjesës së parë, kur Assane Diatta shënoi për 3:1.
Skuadra nga Suhareka e rihapi ndeshjen menjëherë pas pushimit. Engjëll Ajazaj shënoi për 3:2, duke i dhënë shpresë Ballkanit për rikthim.
Moment vendimtar ishte përjashtimi i Ivica Batarelos. Pas ndërhyrjes së VAR-it, gjyqtari Genc Nuza i tregoi kartonin e kuq mbrojtësit të Ballkanit.
Prishtina e shfrytëzoi epërsinë numerike dhe në minutën e 63-të Kastriot Selmani realizoi nga goditja e dënimit, me topin që u devijua dhe përfundoi në rrjetë.
Deri në fund pati raste të tjera, ndërsa Ballkani goditi edhe dy herë shtyllën përmes Toni Domgjonit.
Me këtë triumf, Prishtina e nis me tri pikë një sezon që pritet të sjellë garë të fortë për titull

