Trajneri Manuel Pellegrini ka folur me respekt për Jose Mourinhon, përpara përballjes së tyre të radhës, e cila do të zhvillohet nesër.
Trajneri kilian kujtoi përplasjet e së kaluarës me portugezin, por theksoi se ato tashmë nuk kanë më rëndësi për të.
“Patëm disa shkëmbime vite më parë, por për mua ato nuk kanë më asnjë rëndësi. Sot shoh një Mourinho shumë më të pjekur”, u shpreh Pellegrini.
Dy trajnerët do të përballen sërish, në një duel që pritet të jetë një tjetër kapitull në rivalitetin mes tyre.

